Llopandiq: Serbia çdo javë i ndryshon qëndrimet për planin franko-gjerman
Nënshkrimi i Memorandumit për Partneritet Strategjik ndërmjet Serbisë dhe BE-së, që përfshin nxjerrjen e litiumit për industrinë e automjeteve në Gjermani, ka ngritur pikëpyetje nëse BE-ja do t`i injorojë problemet e brendshme në Serbi.
Për kryetarin e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane në Serbi, Dushko Llopandiq, autoritetet e Beogradit presin një qasje më të butë nga BE-ja, por sipas tij, nuk mund të
“Është tepër e thjeshtë të thuhet se BE-ja tani do t’i mbyllë sytë për shkak të Memorandumit të nënshkruar. Raporti i fundit për respektimin e të drejtave në BE, që përfshin edhe vendet kandidate, tregon qartë probleme të tilla si korrupsioni dhe pavarësia e gjyqësorit në Serbi. Këto çështje nuk do të zhduken nga agjenda, pavarësisht interesave të aktorëve individualë”, thekson Llopandiq.
Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Llopandiq thotë se është bllokuar për shkak të situatës komplekse në terren dhe paqartësive rreth planit franko-gjerman.
“Kryeministri serb deklaroi se Serbia nuk e pranon planin franko-gjerman, gjë që është në kundërshtim me qëndrimin e mëparshëm, një javë pranohet, ndërsa tjetrën jo. Tensionet në terren janë të larta dhe BE-ja nuk po përdor instrumente të reja presioni. Ne mund të shpresojmë vetëm se nuk do të ketë një përshkallëzim serioz”, shton Llopandiq.
Sipas Llopandiq, për tre vjet nuk ka pasur përparim në negociatat me BE-në, kryesisht për shkak të qëndrimit të Serbisë ndaj luftës në Ukrainë dhe dështimit për t’i zbatuar reformat e nevojshme. /rtk