‘Mjeshtri’ Ancelotti, 30 trofe të fituar në karrierë

‘Mjeshtri’ Ancelotti, 30 trofe të fituar në karrierë

Carlo Ancelotti tani është një legjendë e Real Madridit.

Trajneri italian barazoi legjendarin Miguel Munoz, duke fituar trofeun e tij të 14-të si trajner i ‘Los Blancos’, trofeu i 30-të në total në karrierën e tij. Askush nuk ka bërë më mirë në historinë e lavdishme të klubit të kryeqytetit spanjoll.

Historia moderne e Real Madridit nuk mund të kuptohet pa “Mbretin Carlo”, i cili ka fituar tre nga gjashtë Ligat e fundit të Kampionëve, si Zinedine Zidane.

Në vitin 2014 ishte ai që i dha fund një pritjeje të gjatë (dymbëdhjetë vjet), duke ngritur ‘Decima-n’ e lakmuar në Lisbonë, në finalen kundër Atletico-s së Simeones.

Zizou, asistent në atë kohë, mori drejtimin nga Rafael Benitez në janar 2016 dhe filloi një cikël të pabesueshëm, i cili solli tre triumfe radhazi në Evropë (kundër Atletico, Juventus dhe Liverpool).

Ancelotti u rikthye në vitin 2021 dhe menjëherë goditi çiftin e Liga e Kampionëve –La Liga, një arritje që ai përsëriti sezonin e kaluar.

Italiani bëhet edhe trajneri që ka fituar më së shumti Superkupën e Evropës (pesë), duke ia kaluar Josep Guardiolës.

Share This