Pritje për të dalë nga Kosova në pikat kufitare me Serbinë
Deri në tri orë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdarë, kurse në atë Dheu i Bardhë deri në dy orë e gjysmë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në të dhënat e përditësuar rreth orës 9:13, kolonat e automjeteve që presin për të dalë nga Kosova në këto pika janë deri në 1900 metra.
Pritje ka edhe në pikën kufitare në Jarinjë. Sipas të dhënave pritjet për të dalë nga Kosova në atë pikë janë duke zgjatur 50 minuta, ndërkohë që kolona është 800 metra.
Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 minuta ndërsa në Mutivodë 90.