Suso në janar rikthehet në Serie A?

Suso në janar rikthehet në Serie A?

Anësori i Sevillas, Suso raportohet se ishte afër transferimit tek gjiganti italian, Juventus gjatë afatit kalimtar të verës që tashmë është mbyllur.

Torinezët tentuan në ditët e fundit të tregut verorë, që të blejnë spanjollin, megjithatë, ky transferim kishte dështuar, edhe pse sipas medieve italiane, lojtari kishte kërkuar kalimin tek ‘Zonja e Vjetër’.

Juve thuhet se nuk ka hequr dorë nga ish-asi i Milanit dhe afatin kalimtar të janarit, juventinët do të provojnë që Suso-n ta transferojnë në Torino.

Madje, siç raportohet, Juventusi qysh tash ka vënë kontaktet me agjentin e lojtarit të cilin trajneri Massimiliano Allgeri dëshiron ta ketë në skuadër.

Share This