Sylvinho ka të qartë formacionin anti-Çeki
Sylvinho i qëndron besnik ideve të tij duke hedhur në fushë një formacion të rreshtuar me skemën 4-3-3.
Mësohet se treshja e mesfushës do të kujdeset për të mbrojtur repartin e prapavijës dhe se vetëm njëri nga lojtarët do të jetë në support të sulmit. Këtë detyrë mendohet se do ta ketë Nedim Bajrami.
Në portë pritet të jetë Etrit Berisha, ndërsa mbrojtja do të formohet nga Elseid Hysaj në të djathtë, Ardian Ismajli dhe Berati Gjimshiti në qendër dhe Mario Mitaj në të majtë. Në mesfushë do të drejtojë dyshja Ylber Ramadani (Leçe) dhe Kristjan Asllani (Inter).
Sulmi i Shqipërisë për këtë përballje pritet të formohet nga Jasir Asani, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, i cili shihet si i avancuar në balotazh me Taulant Seferin.