Sonte Real Madrid-Atalanta, superkupa e zjarrtë

Sonte Real Madrid-Atalanta, superkupa e zjarrtë

Real Madrid dhe Atalanta do të ndeshen sonte në ndeshjen e Superkupës së Evropës, sfidë kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Dueli mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Europa League, pritet të prodhojë një superpërballje pasi që të dy skuadrat synojnë ta nisin me trofe sezonin e ri të garave.

‘Los Blancos’ llogaritën favorit të paktën në letër, mirëpo, as skuadra nga Bergamo nuk ka udhëtar në Varshavw me flamur të bardhë.

Të dy skuadrat kanë treguar formë të lartë në sezonin e kalkuar, andaj edhe dueli i sotëm parashikohet të sjellë një sfidë dramatike.

Ndeshja mes Realit dhe Atalantës, fillon në orën 21:00.

Share This