Amerika thotë se “nuk ka gisht” në sulmin ukrainas në zonat ruse
ShBA-ja nuk ka fare gisht në planifikimin ose përgatitjen e sulmit të Ukrainës në rajonin Kurks të Rusisë, tha zëvendës-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Vedant Patel.
Pasi Pateli u shpreh kështu më herët, tani zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, ka përsëritur se SHBA-ja nuk kishte asnjë njoftim paraprak nga Ukraina se kishte planifikuar një veprim ushtarak në rajonin kufitar të Rusisë.
Se Washingtoni nuk kishte asnjë përfshirje në operacion, ajo u tha gazetarëve në bordin e “Air Force One”, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden fluturoi për në New Orleans.
Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar sqarime nga Ukraina në lidhje me objektivat e saj në Rusi.