Durmishi publikon raportin: Ura është stabile, e qëndrueshme e funksionale

Durmishi publikon raportin: Ura është stabile, e qëndrueshme e funksionale

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë pranuar raportin për stabilitetin e Urës së Ibrit. Ai ka thënë se ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, ka shkruar Durmishi, raporton rtk.

Zëvendësministri Durmishi ka bërë të ditur se raporti që kanë pranuar sot është preliminar, dhe se pas tij presin edhe raportin final, për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik.

Share This