Drita-Auda, ‘Intelektualët’ vijnë më një njoftim të rëndësishëm

Drita-Auda, ‘Intelektualët’ vijnë më një njoftim të rëndësishëm

FC Dritën të enjten mbrëma e pret një sfidë tejet e vështirë në Ligën e Konferencës.

Skuadra gjilanase do të ndeshet me Auda-n e Letonisë në sfidën kthyese të rrethit të tretë të kësaj ligë evropiane, sfidë kjo që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’ dhe do të transmetohet në RTK.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Letoni ishte mbyllur me fitoren e Auda-s (1-0).

Drita synon përmbysen në duelin kthyese. Tifozët e skuadrës sonë ‘Intelektualët’ premtojnë përkrahje të zjarrtë për skuadrën e tyre në duel me skuadrën letoneze.

“Të enjten udhëtojmë drejt Prishtinës. Ftojmë të gjithë anëtarët t’i bashkangjiten udhëtimit! Për detajet, orën dhe vendin e nisjes do dalim me njoftim të dytë!”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit ‘Intelektualët’.

Në rast fitoreje, Drita do të luajë në play-off të kësaj gare.

Share This