Martinez pas rinovimit: Dua të shënojë edhe më shumë gola
As-i argjentinas Lautaro Martinez, ka thënë se është i lumtur që ka rinovuar kontratën me Interin.
Kampioni i botës me Argjentinën, dje zyrtarisht firmosi kontratën e re të vlefshme deri në verën e vitit 2029 me skuadrën ‘Nerazzure’.
Martinez duke folur për mediet italiane, tha se është rritur brenda dhe jashtë fushës së blertë.
“Jam rritur shumë brenda dhe jashtë fushës. Bërja baba më ka bërë shumë të pjekur, të kem familjen pranë është shumë e rëndësishme”, ka thënë Martinez.
Sulmuesi argjentinas thotë se synon të shënojë edhe më shumë gola. Martinez synon tjetër titull me Interin.
“Punoj çdo ditë për të dhënë gjithnjë e më shumë. Përpiqem të përmirësoj vazhdimisht veten. Të shënosh kaq shumë gola më bën të lumtur, por dua të shënoj edhe më shumë gola”.
“Kemi bërë historinë. Titulli i dytë me Interin më bën krenar, sepse kemi bërë historinë e këtij klubi. Tifozët gjithmonë na kanë mbështetur në çdo kohë”, ka theksuar Martinez.