Ndalohet pensionisti me… 10 milionë dollarë të padeklaruara!
Një pensionist, i kontrolluar nga Policia Financiare Italiane, pas kthimit nga Zvicra është përpjekur të sillte 10 milionë dollarë në Itali nga Zvicra, shkruan il messaggero.it.
Agjentët janë habitur nga prania e parave të fshehura nën sediljen e furgonit dhe në bagazhin e tij me njëzet blloqe me nga 50 çeqe secila me vlerë nominale 10 000 dollarë secila, pra në total 10 milionë dollarë.
Trafiku i parave u zbulua në vendkalimin rrugor Ponte Chiasso (Como), ku ”Guardia di Finanza” kontrolloi një pensionist 64-vjeçar, me precedentë penalë, teksa po përgatitej të hynte në territorin italian nga Zvicra.
Agjentët me indikacion të autoritetit gjyqësor, sekuestruan të gjithë bllokun e çeqeve, duke denoncuar në gjendje të lirë pensionistin ndaj të cilit u bë edhe kallëzimi i zakonshëm administrativ. /atsh/