Kolonë në dalje te Dheu i Bardhë
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë, aktualisht ka kolonë të automjeteve prej 700 metra dhe pritja shkon deri në dy orë.
Pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar në Merdarë. Në këtë pikë kufitare pritjet janë deri në 30 minuta për shkak të kolonës prej 100 metrash.
Në pikat tjera pika kufitare pritjet janë të shkurtra, nga 3 deri në 15 minuta. Edhe pritjet për hyrje në Kosovë janë të shkurta dhe variojnë nga 3 deri 5 minuta.