Përfundojnë Lojërat Olimpike: ShBA e para për medalje, Kosova shton edhe dy për të shkuar në pesë numri i përgjithshëm
Kanë përfunduar Lojërat Olimpike “Paris 2024”, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), që kanë korrur më së shumti sukses, duke e mbyllur si vendi i parë për medalje.
ShBA ka arritur të mposhtë Kinën dhe Japoninë sa i përket medaljeve olimpike.
Në tërë Lojërat Olimpike, ShBA fitoi plot 126 medalje (40 të arta, 44 të argjendta dhe 42 të bronzta), duke qenë para Kinës që numëroi 91 (40 të arta, 27 të argjendta dhe 24 të bronzta), derisa vendin e tretë e zuri Japonia me 45 sish (20 të arta, 12 të argjendta dhe 13 të bronzta).
Top 10 u rendit kështu:
ShBA – 126 medalje (40 të arta, 44 të argjendta, 42 të bronzta)
Kinë – 91 medalje (40 të arta, 27 të argjendta, 24 të bronzta)
Japoni – 45 medalje (20 të arta, 12 të argjendta, 13 të bronzta)
Australi – 53 medalje (18 të arta, 19 të argjendta, 16 të bronzta)
Francë – 64 medalje (16 të arta, 26 të argjendta, 22 të bronzta)
Holandë – 34 medalje (15 të arta, 7 të argjendta, 12 të bronzta)
Britani e Madhe – 65 medalje (14 të arta, 22 të argjendta, 29 të bronzta)
Republika e Koresë – 32 medalje (13 të arta, 9 të argjendta, 10 të bronzta)
Itali – 40 medalje (12 të arta, 13 të argjendta, 15 të bronzta)
Gjermani – 33 medalje (12 të arta, 13 të argjendta, 8 të bronzta)
Ndërkohë, Kosova dhe Shqipëria e mbyllën me nga dy medalje. Sipas renditjes, Kosova ka zënë vendin e 73-të në botë, derisa Shqipëria shtatë pozita më poshtë, pra në të 80-en.
Pavarësisht që numri i medaljet është i njëjtë për dy shtet, Kosova ndodhet më lartë shkaku që ka fituar një të argjendtë dhe një të bronztë, për dallim nga mundësit rus që ia siguruan Shqipërisë dy të bronzta.
Edhe kjo Olimpiadë mund të themi se ishte sukses për shtetin e Kosovës, që tani numëron pesë medalje në histori. Sërish, të gjitha medaljet erdhën nga xhudo, që e dëshmon më së miri se pse vazhdon të jetë sporti ynë.
Distria Krasniqi u bë sportistja e parë që fiton dy medalje olimpike (një të argjendtë dhe një të artë), duke bërë që tani të jetë edhe më e suksesshme se trajnerja Majlinda Kelmendi.
Tani, Kosovës i mbetet që të sigurojnë medalje edhe sportet e tjera, ku në këto Lojëra Olimpike, Donjeta Sadiku në boks arriti deri në çerekfinale, derisa Hana Beiqi e Gresa Bakraçi nuk kishin sukses në not, respektivisht atletik. /nacionale/