Dardanët vazhdojnë përgatitjet me intensitet, takojnë tifozët pas stërvitjeve
Kombëtarja e Kosovës është duke u përgatitur intensivisht për dy ndeshjet e rëndësishme të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Përzgjedhësi Primozh Gliha ka shfrytëzuar seancën e sotme për një ndeshje testuese.
Ai ka ndarë futbollistët në dy ekipe për të vlerësuar formën e secilit dhe për të zbatuar në fushë taktikën e duhur për ndeshjen e ardhshme me Zvicrën.
Ndërkohë tifozët e pasionuar të futbollit kanë pasur një mundësi të rrallë për të qëndruar pranë e të takojnë yjet e tyre të preferuar. Ata kanë bërë foto dhe kanë marrë autografe si kujtim nga ky moment emocionues. Kjo njëherësh është një shenjë e fortë e bashkëpunimit mes tifozëve dhe futbollistëve tanë.
Tifozët uruan futbollistët që Kombëtarja të shfaqë në vazhdim paraqitje të shkëlqyeshme në këto kualifikime të rëndësishme për Euro 2024.
Për të vazhduar përgatitjet, Dardanët do të zhvillojnë stërvitjen e radhës nesër në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.