Luftimet në Kursk vazhdojnë, ende asnjë deklaratë nga Ukraina
Luftimet në rajonin rus, Kursk kanë vazhduar në shumë vende – pas një sulmi nga trupat ukrainase atje të martën, sipas blogerëve ushtarakë rusë.
Ata raportuan një natë shqetësuese dhe përpjekje nga forcat e armatosura ukrainase për të vazhduar atë që ata e quajtën “një blitzkrieg” (taktikë ushtarake për të krijuar tronditje psikologjike dhe çorganizim në forcat kundershtare).
Nuk ka ende një informacion nga Ukraina për operacionin tashmë 5-ditor.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi një video tjetër sot në mëngjes, e cila supozohet se tregon një prani të shtuar ushtarake në rajon.
Disa tanke u panë duke zënë pozicione luftarake për të shkatërruar trupat ukrainase. Ministria tha gjithashtu se forcat ruse zmbrapsën sulme të shumta me dronë ukrainas në rajonin e Kurskut.
Pamjet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
“Për momentin, situata është stabilizuar”, shkroi blogeri ushtarak Alexander Kharchenko në një raport të situatës të publikuar në Telegram. “Njësitë ruse po bëjnë progres”, tha ai.
Gjatë natës, udhëheqja ruse shpalli rajonet e Kurskut, Bryansk dhe Belgorod si zona speciale për operacione antiterroriste. /atsh/