Silvinjo “kërcënon” Çekinë: I kemi të gjithë elementët për të marrë maksimumin

Silvinjo “kërcënon” Çekinë: I kemi të gjithë elementët për të marrë maksimumin

Shqipëria do të zbresë në fushë të enjten në mbrëmje, në “Fortuna Arena”, ora 20:45, ku e pret Çekia, takim i vlefshëm për kualifikueset e Europianit 2024.

Një sfidë mjaft e rëndësishme për ecurinë e kuqezinjve, gjë të cilën e pranon dhe trajneri Silvinjo, i cili ka dalë në një konferencë për shtyp duke shpalosur objektivat.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Është e drejtë se janë 2-3 ditë në dispozicion, por e njëjta gjë është dhe për kundërshtarin. Kështu janë gjërat, punohet. Është menaxhimi i grupit, i lojtarëve në nivel individual dhe padyshim videot dhe shumë informacione të tjera. Nuk ka shumë punë brenda fushës, më shumë ka jashtë. Sigurisht që jam i kënaqur me grupin, janë në gjendje të mirë, të gjithë duan të luajnë”.

“Motivimi është i mirë, jam i kënaqur në këtë aspekt. Është një ndeshje e vështirë, të gjithë e dinë. Shumë lojtar janë mësuar me ndeshje të tilla, të gjithë duan të luajnë, jam i kënaqur në këtë aspekt”.

“Mungesa e Laçit në mesfushë?  Ende nuk kemi vendosur për formacionin. Padyshim do të menaxhojmë mirë të gjithë lojtarët, nesër do të bëjmë një përgatitje të fundit, do të flasim dhe ata që janë 100% do të shkojnë në ndeshje. Niveli i përqëndrimit në një ndeshje të tillë duhet të jetë maksimal. Skuadra që bën sa më pak gabime merr më shumë nga kjo ndeshje. Kemi lojtarë shumë të mirë në dispozicion. Mendoj se i kemi të gjithë elementët e duhur për të marrë maksimumin”.

Share This