Në Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Jarinje ka pritje për të dalë nga Kosova
Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se në tri pika kufitare me Serbinë ka pritje të gjata të qytetarëve të cilët po dalin nga Kosova.
Qendra kombëtare për menaxhim kufitar në përditësimin e bërë në orën 08:18 ka bërë të ditur se në Merdarë, ka pritje deri në 2 orë për të dalur nga Kosovës.
Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet për të dalur nga Kosova janë një orë e 30 minuta. Edhe në Janirnje pritjet për të dalur janë rreth një orë.
Në pikat tjera kufitare pritjet për të dalë nga Kosova nuk janë më shumë se 10-15 minuta.