Rama: Aeroporti i Vlorës gati për pasagjerë verën e 2025-ës

Rama: Aeroporti i Vlorës gati për pasagjerë verën e 2025-ës

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë gati në fund të vitit 2024-shit për t’u futur në testet e certifikimeve europiane.

Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një video me pamje nga ky aeroport, i cili sikurse thekson kreu i qeverisë, do të presë pasagjerët e parë në verën e 2025-ës.

“MIRËMËNGJES dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e çertifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ky aeroport do të jetë i treti në vend me fluturime transoqeanike.

Share This