LAJMI I FUNDIT: Donald Trump e Kamala Harris debatojnë me 10 shtator

LAJMI I FUNDIT: Donald Trump e Kamala Harris debatojnë me 10 shtator

ABC News do të presë kandidatët presidencialë të kualifikuar për të debatuar më 10 shtator në ABC.

Zëvendëspresidenti Harris dhe ish-presidenti Trump kanë konfirmuar të dy se do të marrin pjesë në debatin e ABC.

Rrjeti ABC ka raportuar se kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate Kamala Harris, do të debatojnë më 10 shtator në ABC. Gjithashtu Trump ka theksuar se dëshiron të shtojë dy debate të tjera në shtator në rrjetet Fox dhe NBC.

Në një konferencë për media në rezidencën e tij në Palm Beach të Floridës, Trump ka thënë se dëshrion debate edhe me 4 dhe 25 shtator. Ai nuk ka dhënë hollësi nëse do të kishte një audiencë dhe nuk ishte e qartë nëse fushata e tij i kishte bërë një propozim kampit të Harris.

Fushata e nënpresidentes amerikane nuk bëri ndonjë koment të menjëhershëm mbi dëshirat e Trump, ndërsa është pajtuar me debatin e planifikuar për datën 10 shtator, raporton rtk.

Share This