Botërori i basketbollit, Gjermania në gjysmëfinale, mposht Letoninë

Botërori i basketbollit, Gjermania në gjysmëfinale, mposht Letoninë

Kombëtarja e Gjermanisë në basketboll, ka siguruar ‘vizën’ për në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror pas fitores kundër Letonisë.

Gjermanët triumfuan kundër Letonisë, me rezultat të ngushtë 81-79, në një sfidë interesante.

Dueli mes këtyre dy kombëtareve, ka prodhuar një ndeshje të barabartë, por në momentet vendimtare, skuadra gjermane u tregua më e koncentruar duke e fituar këtë ndeshje me dy pikë epërsi.

Në gjysmëfinale, Gjermania do të ketë mision tejet të vështirë, ku përballet me favoriten kryesore, Amerikën.

Share This