Në Ditën e Rinisë hapet ekspozita “Historitë e Vazhdimësisë”

Në Ditën e Rinisë hapet ekspozita “Historitë e Vazhdimësisë”

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë më 12 gusht, do të hapet ekspozita “Historitë e Vazhdimësisë” që paraqet veprat e jashtëzakonshme të të rinjve nga Kosova dhe Serbia. Kjo ekspozitë hapet ora 19:00 në Qendrën Barabar në hotelin Grand.

Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 60 pjesëmarrëse janë bashkuar gjatë tre ‘Shkëmbimeve Rinore’ në të dy vendet, duke krijuar vepra artistike frymëzuese që pasqyrojnë bashkëpunimin e tyre ndër-etnik.

“Tregimi ka qenë gjithmonë një mënyrë për të qartësuar të kaluarën, për të spekuluar mbi të ardhmen dhe për të përshkruar udhëtimin tonë nëpër ndryshimet e pashmangshme. Ekspozita “Historitë e Vazhdimësisë” shfaq histori të shumta nga këta të rinj dhe të reja, nën kurimin e Simon Kurtit, trajton tema të ndjeshme dhe hapin dyer të reja për rimendimin e bashkëjetesës”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Njoftimi për këtë ekspozitë është publikuar nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR).

Share This