Rama thotë se ndihet krenar me arritjet e sportistëve të Kosovës në Paris
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur krenarinë për sportistët e Kosovës që morën pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Në garat e kësaj vere, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme, duke fituar medalje për Kosovën. Derisa Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Fazliu ka rrëmbyer medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.
“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në Facebook.