Sveçla: Bisedimet për urën e Ibrit kanë përfunduar më 2016, ura do të hapet

Sveçla: Bisedimet për urën e Ibrit kanë përfunduar më 2016, ura do të hapet

Hapja e urës së Ibrit nuk është çështje e dialogut, sepse bisedimet kanë përfunduar në vitin 2016”. Kështu ka deklaruar ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një prononcim për gazetarë gjatë vizitës së urës mbi Ibër.

Sveçla së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i kanë bërë një inspektim të urës mbi Ibër.

“Inspektimi është në dy faza, jemi në proces, po veprojmë sipas planit të cilin ne po e ndajmë me bashkëpunëtorët tanë dhe s’po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Kjo çështja është e mbyllur në vitin 2016. Nuk është çështja e dialogut fare. Është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe e një vendimi që është tashmë publik”, ka thënë Sveçla, raporton rtk.

Në pyetjen se kur do të hapet uira, ai tha se kjo çështje varet nga procesi.

Kujtojmë se sot në anën veriore të Mitrovicës disa qindra qytetarë serbë kanë protestuar kundër hapjes së urës.

Share This