Milani i ri befason trajnerin Flick: Skuadër e bukur, të “fikin” në shpejtësi
Milani zhvilloi një tjetër miqësore shumë të mirë në SHBA, e fundit për kuqezinjtë në tokën amerikane.
Pasi mposhtën Manchester Cityn dhe Realin e Madridit, djemtë e Fonsecas e mbyllën në barazim 2-2 duelin kundër Barcelonës.
Teksa siguruan suksesin simbolik nga goditjet e penalltive. “Djalli” kryesoi 2-0, por dygolëshi i Robert Lewandowskit evitoi humbjen e katalanasve në kohën e rregullt.
Loja e bukur dhe sulmuese e Milanit ka befasuar edhe Hansi Flick, teknikun e Barcelonës, i cili pas ndeshjes nuk i kurseu elozhet për skuadrën italiane.
“Unë gjithmonë flas më tepër për skuadrën time, por më duhet ta them se Milani ka futbollistë të shpejtë. Të cilët të vendosin në vështirësi kur sulmojnë.
Një skuadër e bukur për t’u parë. Ata ditën t’i shfrytëzonin hapësirat që u dhuruam në fillim, por ne arritëm të riktheheshim në lojë. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste.
Fraksion gjatë së cilit Milani u përballë me disa probleme, ndërsa ne shtuam presingun dhe gjërat na shkuan mbarë”, u shpreh tekniku gjerman.