Kuqezinjtë nisen drejt Çekisë, synojnë fitore
Kombëtarja shqiptare sot është nisur drejt Çekisë.
Çekia dhe Shqipëria do të ndeshen nesër mbrëma në Pragë, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Të besuarit e brazilianit Sylvinho në Pragë kanë udhëtuar të motivuar dhe të përgatitur maksimalisht për fitore në mënyrë që të bëjnë hapin gjigant në garën për kualifikimin në Evropianin e ardhshëm.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, sot në orën 17:15 do të mbajë konferencën për medie, një ditë para ndeshjes me çekët, derisa vetëm pak minuta më vonë do të mbahet stërvitja e fundit para duelit me Çekinë.
Shqipëria pas sfidës me çekët, do të përballet me Poloninë me 10 shtator në “Air Albania” një tjetër ndeshje e rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.