Influencuesja greke me 1.2 milionë ndjekës zgjedh Shqipërinë për pushime
Një prej influencereve më të famshme në Greqi, me plot 1.2 milionë ndjekës në Instagram, zgjodhi Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime këtë verë.
Ioanna Touni, bashkë me djalin e saj të vogël dhe disa miq nga Greqia vendosën të kalojnë pushimet në Sarandë, kryesisht në Ksamil.
Ajo ndau me mbi 1 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale çastet e bukura nga pushimet në Sarandë.
Edhe mediat vendase kanë raportuar se bukuroshja greke zgjodhi të kalojë disa ditë pushime në Shqipëri.