Man United e ofroi Sanchon në shkëmbim për Cucurellan
Manchester Unitëd ishte i gatshëm të ofronte sulmuesin Jadon Sancho në shkëmbim për Marc Cucurellan këtë verë.
“Djajtë e Kuq” deri vonë tentuan blerjen e spanjollit në formë huazimi, por që një marrëveshje nuk u arrit në fund.
Raportohet se Sancho ishte ofruar si pjesë shkëmbimi, por që sipas gazetarit Fabrizio Romano Chelsea nuk ishte i interesuar për anglezin.
Sulmuesi ka rënë në formë këto dy sezonet e fundit, pra që kur iu bashku Man Unitedit andaj edhe nuk ishte ndonjë prioritet i skuadrës londineze.
Anglezi deri vonë ishte ndër lojtarët më të mirë në botë, por që së fundmi s’po i shkojnë gjërat mirë meqenëse as nuk po ftohet nga Erik ten Hag.