Xavi i thotë Joao Felix se nuk e ka kërkuar transferimin e tij te Barcelona

Xavi i thotë Joao Felix se nuk e ka kërkuar transferimin e tij te Barcelona

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez thuhet t’i ketë thënë direkt sulmuesit Joao Felix se nuk e ka kërkuar personalisht transferimin e tij.

Portugezi kaloi te katalunasit në formë huazimi në orët e fundit të afatit veror nga Atletico Madrid.

Kryesori i “OkDiario”, Eduard Inda duke folur për “El Chiringuito” raportoi se gjërat Felixit s’i kanë shkuar shumë mirë në ditët e para.

“Xavi i ka thënë direkt Joao Felixit për dy apo tre gjëra. Nuk ishte shumë mirë”.

“Gjëja e parë është që nuk e kërkoi transferimin e tij. E dyta që nuk është opsioni i dytë apo i tretë. Pra nëse bën mirë, do të ketë opsione sikurse të tjerët”.

“Më duket e papranueshme sepse nëse përfundon në stol si Atletico Madrid atëherë do të ketë telashe”.

“Ai ka provuar ta dëshmojë për gjashtë vite. Xavi nuk i tha se nuk e do, por që nuk e ka kërkuar transferimin e tij, por nëse përformon mirë atëherë do të ketë mundësi”.

Share This