Rezidenca e Messit thyhet dhe vandalizohet
Rezidenca e Lionel Messit në Ibiza u thye dhe u vandalizua nga një grup aktivistësh për klimën e quajtur “Futuro Vegetal”.
Dy anëtarë të grupit u fotografuan në kopshtin në pjesën e pasme të pronës së Messit, i cili kishte bojë të kuqe dhe të bardhë të hedhur mbi të.
Grupi u duk se kishte akses në kopsht ndërsa qëndronin me një flamur, ku shkruhej: “Ndihmoni planetin, hani të pasurit, shfuqizoni policinë”.
Duke shpjeguar arsyetimin e tyre për thyerjen e pronës, ‘Futuro Vegetal’ tha në X: “Ne ngjyrosëm rezidencën e paligjshme të Messit në Ibiza. Mansioni është një ndërtim i paligjshëm që futbollisti e bleu për shumën e tepruar prej 11 milionë eurosh. Ndërkohë që kjo po ndodh, vetëm në Ishujt Balearik nga 2 deri në 4 persona kanë vdekur si pasojë e drejtpërdrejtë e valës së të nxehtit”.
“Ndërsa e djathta ekstreme fajëson emigrantët për krizën dhe shfaq dhunë ekstreme kundër tyre, ata prej nesh që luftojnë për një botë më të mirë e kemi të qartë se problemi është pabarazia sociale. Le t’i trajtojmë problemet në rrënjë. Ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor të sistemit për të përballuar krizën klimatike”.
Messi bleu pronën e San Josep në vitin 2022 dhe argjentinasi fitues i Kupës së Botës është një vizitor i rregullt i ishullit së bashku me gruan e tij, Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre.
Messi ende nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt vjedhjes dhe vandalizmit të pronës së tij, shkruan The Mirror, përcjell Klankosova.tv.