Në Deçan zbulohet shtatorja e heroinës së kombit Fetnete Ramosaj
Në Komunën e Deçani është zbuluar shtatorja e heroinës së kombit Fetnete Ramosaj.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetë dhe përfaqësues të organizatava të dala nga lufta e UÇK-së.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëluftëtarja Fetnete Ramosaj, përmes veprave të saj siguroi që koha mos ta ndalë kujtesën për luftën tonë të lavdishme.
“Ajo bëri luftë të dyfishtë, në front dhe si kroniste, duke dëshmuar të vërtetën e luftës së UÇK-së, dhe duke e përjetësuar luftën çlirimtare dhe mbajtjen gjallë idealin e lirisë ndër breza. Përjetë falënderues dhe mirënjohës ndaj heroinës, Fetnete Ramosaj!”, ka thënë Haradinaj.