Ancelotti: Mbappe nuk ndikon te pozicioni i Bellingham!

Ancelotti: Mbappe nuk ndikon te pozicioni i Bellingham!

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti insiston se me ardhjen e Kylian Mbappe, asgjë nuk do të ndryshojë për Jude Bellingham në lidhje me pozicionin e britanikut në fushë.

Tekniku italian u shpreh se me siguri britaniku do të jetë sërish një nga lojtarët më të dalluar në sezonin e ri.

“Asgjë nuk do të ndryshojë për Bellingham pas ardhjes së Mbappe. Ai do të mbulojë sërish të njëjtin pozicion. Bellingham na surprizoi shumë në sezonin e parë dhe mendoj se do të jetë nga lojtarët më të mirë edhe në sezonin e ardhshëm.

Ai është një djalosh i matu dhe i shkëlqyer. Do të jetë një nga lojtarët më të mirë që ne kemi, për mua Bellingham luajti shumë mirë edhe në Europian. E gjithë skuadra Anglisë u paraqit mirë dhe mbërriti në finale, ishin shumë pranë triumfit”, u shpreh Ancelotti. /SS/

Share This