Ky është personi që u arrestua pasi dyshohet se plagosi gruan në rrugët e Fushë Kosovës

Ky është personi që u arrestua pasi dyshohet se plagosi gruan në rrugët e Fushë Kosovës

Një grua dyshohet se është plagosur me armë mëngjesin e së martës në Fushë-Kosovë.

Viktima, sipas informacioneve të para dyshohet se dorasi është bashkëshorti i saj.

Nga pamjet që ka siguruar Gazeta Insajderi i dyshuari shihet derisa e godet me armë disa herë gruan e cila qëndron e shtrirë në tokë.

Personi i arrestuar është Idriz Alija.

Ndërkohë, lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

Ahmeti ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Share This