Franca mposht Egjiptin dhe i shkon në finale Spanjës

Franca mposht Egjiptin dhe i shkon në finale Spanjës

Franca ka arritur fitore me përmbysje ndaj Egjiptit në gjysmëfinalen e futbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ndeshja e zhvilluar në “Groupama Stadium” ka përfunduar me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, duke e dërguar Francën në finalen e madhe.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola.

Në pjesën e dytë, Egjipti ka kaluar në epërsi falë një goli të shënuar nga Saber në minutën e gjashtëdhjetë e dytë.

Franca ia ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e tetëdhjetë e tretë, kur Mateta ka realizuar për të rikthyer shpresat e skuadrës vendase.

Me rezultatin baraz në kohën e rregullt, ndeshja është shtrirë në kohën shtesë.

Në minutën e nëntëdhjetë e nëntë, Mateta ka shënuar përsëri, duke i dhënë Francës epërsinë. Goli i tretë dhe i fitores është realizua nga Olise në minutën e 108-të, duke vulosur triumfin dhe kualifikimin e Francës në finale, ku e pret Spanja pas fitores së sotme kundër Marokut.

Share This