Do të flasë mbi të ardhmen? Mbappe gati për të thyer heshtjen, pritet nesër konferencë për shtyp

Do të flasë mbi të ardhmen? Mbappe gati për të thyer heshtjen, pritet nesër konferencë për shtyp

Vera e Kylian Mbappe ishte shumë e mbushur me ndodhi. Pasi fillimisht refuzoi të aktivizonte opsionin për të vazhduar kontratën me PSG deri në vitin 2025, lamtumira e tij me klubin francez duke e pashmangshme dhe shumë menduan se Real Madrid do të ishte e ardhmja.

Në fund, megjithatë, Mbappe mbeti aty ku është dhe së shpejti duhet të qartësojë të ardhmen e tij.

Siç raporton “RMC Sport”, nesër pritet konferenca për shtyp e sulmuesit francez.

Sipas mediumit në fjalë, në fakti ai do të flasë së bashku me trajnerin Deschamps për të prezantuar ndeshjen e Francës ndaj Irlandës.

Share This