Spanja eliminon Marokun dhe shkon në finale
Spanja ka siguruar finalen e futbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike Paris 2024 pas një fitore dramatike 2-1 ndaj Marokut në gjysmëfinale, në ndeshjen e zhvilluar të hënën në stadiumin “Stade Orange Velodrome”.
Ka qenë Maroku që ka kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë e shtatë, kur Rahimi ka realizuar nga penalltia.
Pjesa e parë ka përfunduar me avantazhin e afrikanëve.
Reagimi spanjoll ka ardhur në pjesën e dytë. Ka qenë Lopez ai që e ka barazuar rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë, duke zgjuar shpresat për ekipin e tij.
Ndeshja ka vazhduar me intensitet të lartë dhe në minutën e tetëdhjetë e pestë, Sanchez ka shënuar golin e fitores për Spanjën.
Spanja pritet të përballet me fituesin e takimit tjetër gjysmëfinal mes Francës dhe Egjiptit.