Mbappe mendon akoma për Realin, do të largohet nga PSG në 2024

Mbappe mendon akoma për Realin, do të largohet nga PSG në 2024

Një stuhi pothuajse e pafund ajo që ka përfshirë Kylian Mbappé, PSG dhe Real Madrid prej disa kohësh.

Një histori që është larg nga gjumi me mbylljen e afatit kalimtar. Në fakt, hipotezat për merkaton e radhës tashmë kanë nisur të dalin në skenë.

Sipas asaj që pretendon l’Equipe në Francë, në fakt për momentin ujërat janë të qeta, me Mbappen që ka hequr dorë nga mbi 100 milionë euro, përfshirë bonusin e famshëm të besnikërisë, për t’u rikthyer në grup dhe për të luajtur për PSG-në.

Por kjo nuk do të thotë se Mbappé është i gatshëm të rinovojë me klubin francez, përkundrazi. Sipas l’Equipe, sulmuesi është i vendosur në vendimin e tij për t’u liruar verën e ardhshme, për t’iu bashkuar Real Madridit.

Në të gjitha këto, PSG-ja mund të ketë vetëm një shpresë: që në një sezon veçanërisht të lumtur (në ligë, por mbi të gjitha në Ligën e Kampionëve) mund ta bindë Mbappen të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Francë.

Share This