Spanja në çerekfinalen e ‘Paris 2024’, bie Kroacia
Kombëtarja e Spanjës në hendboll, është kualifikuar në çerekfinalen e Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.
Spanjollët mundën Kroacinë, me rezultat 32-31, në ndeshjen e fundit të grupit, duke bërë hapin vendimtar për kualifikim në rundin tjetër të garave të këtij turneu.
Dueli mes Spanjës dhe Kroacisë, ka dhënë një ndeshje fantastike, sidomos finishi i ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë prej pesë golave të ‘Furisë së Kuqe’ (20:15).
Drama e kësaj supersfidë u zhvillua në fraksionin e dytë, veçmas në dy minutat e fundit të ndeshjes.
Kroatët në sekondat e fundit të kësaj superpërballje barazuan shifrat në 31-31, mirëpo, spanjollët reaguan shumë shpejtë dhe realizuan edhe golin e fitores së madhe.
Përfundimisht Spanja kalon në çerekfinalen e ‘Paris 2024’, ndërsa Kroacia këtu i jep fund aventurës në këtë Olimpiadë.