Prishtina, qytet i futbollit! Presidenti i FFK-së: Kosova është me fat që ka kaq shumë fëmijë të talentuar

Prishtina, qytet i futbollit! Presidenti i FFK-së: Kosova është me fat që ka kaq shumë fëmijë të talentuar

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shkruar në Facebook se Prishtina është qytet i futbollit.

Ai ka postuar një video nga turneu Prishtina Tournament.

“Sonte, qendra e Prishtinës është shndërruar në stadium. Në këtë stadium të improvizuar, shumë qytetarë po ndjekin turneun Prishtina Tournament dhe talentet e rinj të futbollit, të cilët do të jenë e ardhmja e Kombëtares sonë. Kosova është me fat që ka kaq shumë fëmijë të talentuar. Faleminderit Prishtinë! Faleminderit diasporë! Faleminderit Dardanët! Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, ka shkruar presidenti i FFK-së.

Share This