Goditja e radhës e Ballkanit, blen ish-sulmuesin e Shpresave kuqezi
Skuadra e Ballkanit vazhdon të bëjë goditje të rëndësishme në merkato, për të përforcuar radhët me futbollistë që do të ndihmojnë për kampionatin por sidomos për paraqitjen në fazën në grupe të Ligës së Konferencës.
Pasi ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm që janë transferuar në klube jashtë Kosovës, kampionët i kanë zëvendësuar me emra po aq cilësorë.
I fundit është ish-sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, Bernard Karrica. Ky i fundit, ka luajtur në klube të njohura në Kroaci gjatë karrierës së tij, teksa tani ka vendosur që t’i bashkohet Ballkanit.
“E prezantojmë edhe një armë të fortë në pjesën ofensive. Me kënaqësi njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se skuadrës kampione i bashkohet edhe Bernard Karrica. 22-vjeçari që ishte pjesë edhe e shpresave të Kombëtares së Shqipërisë (U-21), ka luajtur për disa skuadra të Kroacisë, përfshirë Rijekan dhe Dinamo Zagrebin. Klubi i dëshiron Karricës suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, shkruhej në postimin në rrjetet sociale të klubit të Ballkanit.