Britania thotë se Rusia po humb 1 mijë ushtarë në ditë në luftën kundër Ukrainës
Rusia po përballet me shkallë të lartë të viktimave në luftën kundër Ukrainës në mes të ofensivave të vazhdueshme përgjatë frontit midis Kharkivit në verilindje dhe Robotynes në jug, sipas analistëve në Ministrinë Britanike të Mbrojtjes.
Më shumë se 1 mijë ushtarë rusë ka të ngjarë të vazhdojnë të vriten çdo ditë gjatë muajit gusht, ka thënë ministria britanike në vlerësimin e fundit të publikuar të shtunën.
Në rajonin e Kharkivit, forcat ruse thuhet se kanë forcuar pozicionet dhe kanë ulur humbjet.
Ndërsa një mesatare prej 1.262 ushtarësh rusë u vranë ose u plagosën çdo ditë në muajin maj, që është rekord. Shifra ra në 1.140 në qershor, ka thënë Ministria.
Tre muajt e fundit ishin më të këqijtë për sa i përket humbjeve për Rusinë që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, duke cituar informacione nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
“Mbrojtja efektive e Ukrainës dhe mungesa e trajnimit rus zvogëlojnë aftësinë e Rusisë për të krahasuar çdo sukses taktik në përfitime më të gjera operacionale”, shtoi Ministria.