Sa zgjasin pritjet kufitare momentalisht?
Momentalisht pritjet për të hyrë në pikën kufitare Dheu i Bardhë zgjasin 1 orë e 20 minuta, ndërsa për të dalë deri në 1 orë e 40 minuta.
Pritjet për të hyrë në Merdarë shkojnë deri në gjysmë ore, ndërsa për të dalë 15 minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kombëtar.
Duhet të “digjen” 40 minuta derisa të vijë koha për të dalë nga pika kufitare në Muçibabë, ndërsa për të hyrë aty pritet 20 minuta.