Mediat e Zagrebit zbulojnë vendndodhjen e Osmanit – të dielën ndjek garën e kalorësve në Sinj të Kroacisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën do të qëndrojë për një vizitë në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviq, shkruan Index.hr.
Ky udhëtimi i presidentes drejt shtetit kroat vjen pak ditë pas incidentit të ndodhur në aeroportin e Shkupit, derisa preisdentja Osmani ka udhëtuar drejt Sllovenisë.
Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Presidentit të Kroacisë. Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të lashtë të quajtur “Sinj Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit në Kroaci.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vij në Sinj Alka [Unaza e Sinjit] me ftesë të presidentit Millanoviq, i cili sikurse në vitet e kaluara është organizator i Sinj Alka. Arritja e saj në Sinj është dakorduar më herët nën drejtimin e Shoqërisë së Alkar, që në vitet e fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorësore në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në këtë vizitë në Kroaci, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu.
Siç shkruan Index.hr, Presidentja është paraparë që të vizitojë edhe ekspozitën “Vanja Radush” dhe Stipe Sikirica- dialog mes mësuesve dhe nxënësve”, nën drejtimin e kuratores së ekspozitës Ana Zhanko dhe drejtoreshës së Galerisë, Dragana Modriq.
Me këtë garë shënohet fitorja kroato-venedikase kundër osmanëve në luftën e vitit 1715, në të cilën popullsia lokale prej rreth 700 kroatësh në bashkëpunim me një numër më të vogël venedikasish arritën të mbronin Sinjin kundër 60 mijë ushtarëve osmanë të udhëhequr nga Mehmed Pasha I.