‘Barça s’ka gjasa për të nënshkruar me Williams-i’
Ish-kandidati për president të Barcelonës, Victor Font këmbëngul se nuk ka asnjë shans për të nënshkruar me yllin e Athletic Bilbao-s, Nico Williams.
Presidenti aktual i Barçës, Joan Laporta ka deklaruar se ata janë në gjendje të paguajnë klauzolën prej 58 milionë eurosh për sulmuesin spanjoll.
Por Font mendon se katalonasit nuk do të mund ta blejnë Williams-in.
“Uroj që ne të nënshkruajmë me Nico Williams sepse ky është ai lojtar që na nevojitet. Presidenti ka thënë se është e mundur, por kjo nuk është e vërtetë. Sot nuk mund të bëhet. Shpresojmë që një ditë të jetë e mundur”, ka thënë Font për ‘Athletic’.
“Drejtuesit e Barçës duan të ëndërrojnë dhe të besojnë në atë që na thonë. Problemi është se ata që tre vjet thonë së gjithçka është në rregull, se do të nënshkruajmë me lojtarë të mëdhenj”.
“Në çdo vit, po bie besueshmëria. Dhe nëse këtë verë premtimet nuk mbahen, besueshmëria do të bjerë edhe më shumë”, ka pohuar Font.