Kosova sonte në Slloveni luan miqësoren kundër Kuvajtit

Kosova sonte në Slloveni luan miqësoren kundër Kuvajtit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot të luajë miqësoren kundër Kuvajtit.

Dardanët’ mbrëmë në Lashko të Sllovenisë kanë mbajtur stërvitjen para miqësores së parë kundër Kuvajtit.

“Kombëtarja jonë e hendbollistëve do t’i zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Kombëtaren e Kuvajtit. Ndeshja e parë është të martën prej orës 17:30, ndërsa e dyta të mërkurën prej orës 16:30”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për ciklet e ardhshme kualifikuese.

“Disa prej reprezentuesve të rregullt mungojnë për shkak të angazhimit në skuadrat e tyre. Ndërkohë dy ndeshjet përgatitore do të shërbejnë edhe për testimin e disa lojtarëve të rinj”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Share This