Al-Ittihad s’heq dorë nga Salah, gati mega-oferta
Klubi nga Arabia Saudite, Al-Ittihad nuk e ka ndërmend të heq dorë nga asi i Liverpoolit, Mohamed Salah.
Ylli egjiptiani duket se do të jetë lojtari i radhës që do të transferohet në tokën arabe.
Krerët e Al-Ittihad sipas medieve britanike, tashmë ndodhen në Angli për të bindur Liverpoolin për transferimin e Salah në Arabinë Saudite.
Liverpool pak ditë më parë kishte refuzuar ofertën në vlerë prej 150 milionë pandash për egjiptianin, megjithatë, sauditët e Al-Ittihad tashmë ka bërë mega-ofertën në vlerë 200 milionë paundë.
Kjo ofertë mund të bindëse për ‘The Reds’, derisa lojtari thuhet se pëlqen transferimin në Arabinë Saudite, atje ku tash luajnë yjet e mëdhenj si Ronaldo, Benzema, Neymar…