Llapi barazon me Brondby-n, eliminohet nga Liga e Konferencës

Llapi barazon me Brondby-n, eliminohet nga Liga e Konferencës

Llapi i ka dhënë fund aventurës në garat ndërkombëtare.

Llapjanët kanë barazuar me Brondby-n, me rezultat 2-2, të enjten në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen kthyese kualifikuese në Ligën e Konferencës, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 2-8, skuadra daneze kalon në rrethin e tretë të kësaj ligë evropiane.

Të besuarit e Tahir Batatinës bën paraqitje mjaft të mirë, shumë më të mirë së në ndeshjen e parë, por rezultati i thellë në duelin e parë (0-6), ishte mision i pamundur për t’u përmbysur nga llapjanët.

Padyshim se njeriu i ndeshjes tek Llapi ishte Elvir Gashijani, i cili shënoi golin e parë në minutën e 42-të derisa ai ishte me meritori edhe në golin e dytë pasi goditjen e tij e dëboi në rrjetë portieri Mikkelsen (66’).

Ndërkaq, për skuadrën daneze realizuan Yeboah (53’) dhe Omoijuanfo (61’).

Përfundimisht Llapi mbyllen aventurën evropiane për këtë sezon, derisa Brondby kalon në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, ligë kjo e treta për nga rëndësia në Evropë.

Share This