Dardanët sot nisin përgatitjet për duelin me Zvicrën

Dardanët sot nisin përgatitjet për duelin me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës sot padite do të nis stërvitjet për ndeshjen me Zvicrën.

Dardanët dhe Zvicra do të përballen këtë të shtunë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Grumbullimi i Kombëtares sonë, ka nisur dje, derisa sot do të zhvillohet stërvitja e parë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës stërvitjen e parë  mban sot në orën 19:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Ndërkaq, stërvitja e paradites e Kombëtares U21, e paraparë të mbahet në Obiliq, është zhvendosur në Kampin Nacional në Hajvali në orën 10:00, kurse stërvitja e pasdites do të mbahet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në orën 17:30.

Share This