Abdixhiku ka kërkuar përkrahjen e mërgatës
Lidhjen Demokratike të Kosovës ka hapur dyert për mërgatën duke i ftuar ata në bashkëbisedim me kryetarin Lumir Abdixhiku, deputetët, anëtarët e Kryesisë, kryetarët e komunave dhe strukturat tjera partiake.
Kryetari i LDK-së, Abdixhiku gjatë takimit ka kërkuar përkrahjen e mërgatës.
“Llogarisë në ju, llogarisë në forcën tonë atdhetare kombëtare të mërgatës sonë. Po ashtu llogarisë në mobilizimin e madh të të gjithë mërgatës në çdo shtet, gjithandej Evropës dhe në ShBA. Dhe pres që në zgjedhjet e ardhshme të bëjmë kthesën e radhës këtu. Viti i Ri, Rruga e re, Qeveria e re”, ka theksuar ai, raporton rtk.
Kurse në Facebook, kreu i LDK-së, ka shkruar se “puna e madhe me mërgatë, për tre vite rresht, reforma e brendshme, programi politik e konsistenca në qëndrime shtetare, ka rikthyer besimin me Lidhjen në origjinë”.
Prandaj, sipas tij, sivjet takimi me mërgatën ‘ishte përplot entuziazëm, përkushtim e bindje për përbashkimin e djathtë si shpëtim i Republikës. Mbi të gjitha, përplot vullnet e gatishmëri për mobilizim zgjedhor’.