Kroacia mund Gjermaninë, bën hapin e madh për çerekfinalet e ‘Paris 2024’

Kroacia mund Gjermaninë, bën hapin e madh për çerekfinalet e ‘Paris 2024’

Kombëtarja e Kroacisë në hendboll, ka arritur fitore tejet të rëndësishme në garën për çerekfinalet e ‘Paris 2024’.

Kroatët mundën Gjermaninën, me rezultat 31-26, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit A.

Dueli mes Kroacisë dhe Gjermanisë, ka dhuruar një sfidë të fortë, derisa ishin hendbollistët e Kroacisë që gjatë terë lojës kishin dominim në parket, por edhe në rezultat.

15-13 në favor të Kroacisë u mbyll pjesa e parë e kësaj ndeshje.

Edhe në fraksionin e dytë, ishin kroatët që kishin iniciative në lojë të cilën e mbajtën deri në fund, ndeshje të cilën e fituan me pesë gola epërsi (31-26).

Kroacia arrin fitoren e dytë në këtë turne, duke bërë hapin e madh për në çerekfinale, derisa edhe gjermanët që kanë poashtu dy fitore, kualifikimin duhet ta kërkojnë në duelin e radhës.

Share This