Kurti: Gjatë luftës në Kosovë, strategjia e Serbisë ishte fshehja e krimit

Kurti: Gjatë luftës në Kosovë, strategjia e Serbisë ishte fshehja e krimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, strategjia e shtetit serb ishte fshehja e krimit nëpërmjet të fshehjes së kufomave.

“Kjo strategji është ende aktive. Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd, dikur bashkëpunëtorë dhe sot politikanë në krye të shtetit serb, refuzojnë të hapin arkivat për të zbuluar vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti në ‘Facebook’.

Sipas tij, në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit të kaluar në Bruksel, Kosova ka përsëritur kërkesën për hapjen e arkivave në Serbi, raporton rtk.

Share This